27.8 C
Skopje

Vukicevic: Na mungoi gjithçka, Laçi nuk varet nga Mazrekaj

schedule22:16 – 29 Gusht, 2022

Dejan Vukicevic, trajneri i Laçit, pas humbjes me Partizanin deklaroi në “Oversport”: “Shumë gjëra nuk më pëlqyen. Dua të uroj Partizanin për këtë fitore. Na mungoi gjithçka në këtë ndeshje, agresiviteti, kontrolli i topit dhe shumë të tjera”.

“Disa lojtarë nuk ishin në nivelin e tyre, prandaj e humbëm ndeshjen. Ne i humbëm të gjitha duelet me sulmuesit e Partizanit, në mesfushë kishim shumë probleme. Humbën topat e dytë dhe më pas pësuam me një 11-metërsh. Asgjë nuk shkoi mirë.”

“Nuk mendoj se skuadra varet nga Mazrekaj. Futbolli është lojë kolektive prandaj nuk jemi të varur prej tij. Nga Mazrekaj prisja shumë më shumë, por kjo ishte performanca e tij.”

“Çdo gjë që bëmë sot ishte problematike. E vetmja gjë pozitive e kësaj ndeshje është fakti që humbëm me penallti dhe jo me një gol me aksion. Ne reaguam menjëherë pas golit të pësuar, por ishte shumë pak për të ndryshuar fatin e këtij takimi”, tha trajneri malazez. / abcnews.al