7.8 C
Skopje

VV-ja inicion kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kanë iniciuar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, në konferencë për medie tha se kjo parti ka shprehur gatishmëri për krijimin e këtij komisioni.

“Kemi vendos që të procedojmë kërkesën për krijimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne, deputetët e VV-së iniciojmë kërkesën për krijimin e komisionit hetimor parlamentar. Propozimi ynë përmban disa tema shtesë si objekt të hetimit. Kur kanë prezantuar kërkesën me 40 nënshkrim as nuk kanë ardhë të kërkojnë bashkëpunim mos me rënë në kurthin që ishin duke rënë”, tha ajo.

Deputeti
i kësaj partie, Adnan Rrustemi, tha se partitë opozitare kanë paraqitur kërkesë
të palogjikshme për themelimin e Komisionit, duke thënë se kanë rënë në kurthin
e tyre.

“PDK, LDK e AAK paraqiten një kërkesë ta palogjikshme. Për disa muaj me radhë opozita gjenden në një panik tash e disa muaj. Në bazë të kërkesës sonë gjithsesi do t’i takojë kryesimi opozitës. Ne vazhdimisht kemi qenë në mbështetje të themelimit të komisionit hetimor parlamentar. Opozita është vetë kurthuar. Kështu është nga 2010 edhe në bazë të ligjit”, tha Rrustemi.