20/07/2024

Versioni më i fundit i aplikacionit WhatsApp për pajisjet Android dhe iOS tani mbështet opsionin për të fshehur adresën IP të përdoruesit.

Funksioni i ri do të fshehë adresën IP të një përdoruesi nga palët e treta kur bën thirrje përmes serverëve të WhatsApp, si dhe vendndodhjen e tyre aktuale.

WhatsApp po shton gjithashtu një veçori të re të privatësisë që lejon përdoruesit të mbyllin thirrjet nga numra të panjohur. Kjo veçori do të bllokojë sulme kibernetike edhe më të sofistikuara ndaj të dhënave të përdoruesve. Për të aktivizuar funksionin e ri Mbrojtja e adresës IP në thirrje, është e nevojshme të zgjidhni Cilësimet, Privacy, Advanced dhe në fund Mbroni adresën IP në thirrje. Duhet të kihet parasysh se procesi i transferimit të thirrjeve përmes serverëve të WhatsApp do të ulë cilësinë e thirrjes.

Ndërkaq, rikujtojmë se WhatsApp mund të përfshijë reklama, të ngjashme me Instagram Stories. Këtë ka njoftuar shefi i kompanisë Will Cathcart. Siç raportohet nga TechCrunch, thuhet se reklamat e WhatsApp mund të shfaqen në vende të ndryshme në aplikacion, duke përfshirë kanalet dhe statuset, megjithëse nuk u specifikua periudha kohore që do të duhet për ta zbatuar këtë. Por, WhatsApp nuk do të ketë reklama në inbox apo gjatë shkëmbimit të mesazheve.

Që kur aplikacioni WhatsApp ofroi ​​​​mundësinë për t’i fshirë mesazhet pas dërgimit, zbulimi i mënyrës së shikimit të mesazheve të fshira është bërë një sfidë për këdo që ka disa aftësi kompjuterike. Mesazhet fshihen përgjithmonë nga telefoni juaj dhe ai i marrësit, por nuk është e pamundur t’i rikuperoni.

Ndër aplikacionet e shumta të krijuara për të kapërcyer këtë funksion, tre janë më të akredituarit dhe më të njohurit. Rikujtojmë, se përdoruesit e këtij aplikacioni, së shpejti do të mund të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre. Fjala është për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-mail.

Top Channel