11/12/2024

Mandatari për formimin e Qeverisë, Talat Xhaferi në fjalimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se detyrën e tij do ta kryej me seriozitet dhe përkushtim maksimal.

Xhaferi shtoi se duhet të vazhdoj pa ndërprerje rruga drejt euro-integrimit të vendit.

“Për mua si mandatar i kësaj qeveria nuk ka rëndësi a është 1 apo 100 ditë në qeverinë teknike, unë do e kaloj edhe këtë procedurë me seriozitet dhe përkushtim. Nuk do të devijoj nga institucionalizimi i denjë, por do të vijojmë drejt me planprogramin e qeverisë së deritanishme, më fuknsionim të suksesshëm dhe politika të suksesshme, për një standard më të mirë për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Të mbajme raporte të mira miqësore me aleatët tane, SHBA-të, BE-në dhe miqtë e tjerë. Qeveria në procedurë te drejtë më institucionet do të zbatoj të gjitha kushtet ligjore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe me legjitimitet të plotë. Sa i takon integrimit të vendit në BE, qeveria do të vazhdoj të zbatoi të gjitha detyrimet e nisura nga procedurat tashmë të nisura”, tha Xhaferi.