Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka deklaruar se institucionet e Kosovës, Serbisë dhe ato ndërkombëtare duhet të marrin përgjegjësi për ngjarjet në veri. Maqedonia e Veriut është e gatshme të organizonte takim mes kryeministrave të dy shteteve nëse shprehin interes.
“Nuk ka pengesa për organizim te takimi mes kryeministrave të dy vendevez Kosovës dhe Serbisë, nese shprehet interes, kemi kapacitet dhe per te qen nikoqir, këtë edhe e kemi deshmuar. Nuk ka kurfar rezerve si vend anetare e natos. Institucionet e Serbisë, Kosovës, dhe institucionet ndërkombëtare duhet të mbajne llogari per situaten e metutjeshme”, deklaroi Xhaferi.