9.8 C
Skopje

Xhaferi kërkoi nga koordinatorët e shumicës të sigurojnë kuorum për seancën e 74-t, VMRO nuk është në sallë

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 74-t, në rend dite të së cilës janë 20 pika në mesin e së cilave edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përfundimin e Buxhetit për vitin 2022, me procedurë të shkurtuar. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hapi seancën me 50 minuta vonesë, por ajo nuk mund të fillojë pasi në sallë nuk ka kuorum. Xhaferi u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve parlamentare të sigurojnë kuorum për punën e seancës plenare.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së tani për tani nuk po marrin pjesë në seancë. Kuvendi mbrëmë ka punuar deri në orën tre pas mesnate, ndërsa sipas pikës së parë të rendit të ditës të seancës së 73-të janë paraqitur madje 18 deputetë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa në natën e seancës nuk kanë marrë pjesë deputetët e shumicës. Në kuadër të seancës së 74-t të caktuar për sot, përveç përfundimit të Buxhetit, deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe projektligjet për plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për marrje të vendimeve në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, dhe për plotësimin e Ligjit për rezerva të mallrave, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë dhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatë, të tre ligjet me procedurë të shkurtuar.