14/04/2024

Valdet Xhaferi nga BDI i cili vjen nga Gostivari në emisionin ONTIME në Televizionin Koha kritikoi ashpër kreun e Gostivarit dhe njëherit kandidatin për president nga radhët e opozitës Arben Taravarin se nuk i ka pastruar mbeturinat në Gostivar. Xhaferoi mes tjerash tha se po ai kandidat për president i ka falimentuar të gjitha ndërmarrëjet publike, duke shtuar se kandidati i opozitës për president Komunën e Gostivarit e ka zhytur në borxhe.

“17 milionë euro borxh, mbi 4-5 javë nuk pastrohen mbeturinat në Gostivar. Unë jam nga Gostivari dhe po flas me dëshmi. I ka falimentu ndërmarrjet publike, urbanizmi në kaos, rrugët në kaos dhe opozita thotë se ai është kandidat për president”, deklaroi Valdet Xhaferi nga BDI.