Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe kreun e Komunës së Likovë, Erkan Arifi, deputetin e zonës, Berat Ajdari, ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri dhe zv. Ministrin Agim Nuhiu kanë përuruar çerdhen më të madhe në territor të komunës së Likovës.
Kryeministri në fjalimin e tij tha se objekti është bashkëkohor me efikasitet energjetik dhe se çerdhja në fjalë kap vlerën e investimit prej 960 mijë eurove.
“Inevstimi i plotë kap vlerën e 960 mijë eurove. Objekti është ndërtuar në një sipërfaqe prej 560 metërsh katrorë dhe në të do të mund të përkujdesen fëmijë deri në moshën 6 vjeçare. Kopshti do të ketë edhe kuzhinën e vet me kapacitet për përgatitjen e 100 deri në 200 vakteve në ditë. Është objekt bashkëkohor me efikasitet energjetik”, tha mes tjerash Xhaferi.
Përveç kësaj, Xhaferi me bashkëpunëtorë vizitoi edhe shkollën e mesme, Ismet Jashari dhe prëuruan edhe asfaltimin e rrugës tek penda e Likovës.