Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i paraprirë nga Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit dhe shefi i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL) në përbërje të të cilit janë deputetët: Martin Kostovski, Pavle Trajanov dhe Artina Qazimi, anëtarë të Delegacionit në AP të PBEJL, do të marrë pjesë në Sesionin e 9. Plenar të AP të PBEJL, që do të mbahet prej më 1 deri më 2 qershor 2022 në Athinë, në kuadër të kryesimit grek me Procesin.
Në suazat e Sesionit plenar do të mbahen: Mbledhje e Komitetit të Përhershëm, mbledhje e tre komisioneve të AP të PBEJL për zhvillim social, arsim, hulumtim dhe shkencë; për drejtësi, punë të brendshme dhe bashkëpunim të sigurisë dhe për ekonomi, infrastrukturë dhe energji, si edhe Seancë plenare.
Është parashikuar që kryetari Xhaferi të drejtohet në Debatin e përgjithshëm të Seancës plenare me temën: “Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm për ambientin jetësor. Ndikimi i krizës në Evropën Juglindore: Siguria në furnizimin me energji dhe zinxhiri i produkteve bujqësore – ushqyese”.
Pritet që në fund të Sesionit plenar të AP të PBEJL, pjesëmarrësit të miratojnë Deklaratë finale.
Asambleja Parlamentare e PBEJL ku bëjnë pjesë parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, qëllimet dhe detyrat e veta i bazon mbi parimet e pronësisë rajonale dhe integrimit evropian. Asambleja Parlamentare luan rol të rëndësishëm në promovimin e pjesëmarrjes parlamentare dhe lehtësimin e dialogut ndërparlamentar dhe bashkëpunimit në rajon, si edhe në nxitjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.