Në fjalimin e sotëm të kryekuvendarit Talat Xhaferi në Sesionin e IX Plenar të Asamblesë Plenare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore theksoi se ne nuk mund të jemi as të verbër, as imunë ndaj këtyre kanosjeve. Trendët globalë, rajonalë dhe nacionalë që shfaqen, ndikojnë edhe mbi zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Ne doemos të jemi të përgatitur që bashkë, në bashkërenditje dhe me sa më pak dëm ti tejkalojmë ato sfida. Prandaj, bashkëveprimi që vendoset në këtë forum dhe në të gjitha forumet tjera ndërkombëtare është me rëndësi thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e shteteve dhe qytetarëve tanë.