Në ditën e tij të fundit në krye të punës si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi organizoi brifing me gazetarët.
I pyetur rreth qëndrimit të opozitës shqiptare për mospërkrahjen e tij si kryeministër i parë shqiptarë, Xhaferi tha se nuk është i frustruar me qëndrimin e tyre, duke shtuar se as nuk dëshiron të komentoj qëndrimet e partive të tjera për çështjen e votimit të kryeministrit shqiptarë.
“Nuk më frustron veprimi i opozitës shqiptare. Edhe ata veprojnë si çdo parti tjetër. Prandaj nuk preferoj të komentoj veprime e qëndrime të partive tjera”, deklaroi Xhaferi.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski së bashku me kabinetin qeveritarë pritet që nesër, (E enjte) të japin dorëheqje, për ti liruar vend, kryeministrit të parë shqiptarë Talat Xhaferi dhe kabinetit të tij.
Sipas paralajmërimeve, pas dorëheqjes së Kovaçevskit, në Kuvend do të ketë dy apo tre ditë debat dhe më pas të dielën me 28 janar, (E Diel) edhe përfundimisht të zgjidhet Talat Xhaferi si kryeministër i parë në Maqedoni. /indeks.mk