“Qytetarët votojnë ofertën, e jo ata që s’kanë ofertë”, kështu u shpreh Valdet Xhaferi nga BDI në emisionin ONTIME në Televizionin Koha, duke shtuar se opozita të vetmen ofertë që ka është ta rrëzojë BDI-në, por Bashkimi Demokratik për Integrim para qytetarëve ka dal me ofertë konkrete.
“Ju si opozitë nuk keni ofertë konkrete për qytetarët. Të vetmen ofertë që e keni është ta rrëzoni BDI-në. Prandaj kërkojmë veting, por ju me çfarë oferte dilni apo veq ta rrëzoni BDI-në. Por nuk mund ta fitoni BDI-në nëse dilni me ofertën e vetme që ta rrëzoni BDI-në, sepse qytetarët din të vlerësojnë. Qytetarët dalin votojnë ofertën jo oponentët e BDI-së pa oferta” i tha Valdet Xhaferi Blerim Sejdiut nga Lëvizja Besa në emisionin ONTIME në Televizionin Koha.