Kryeparlamentari, Talat Xhaferi i ka quajtur spekulime dhe shpifje, pohimet e kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski se ai ka marrë USB, nga ish kryeministri Gruevski.
Ka thënë se këto tema, Mickoski i shpik për të fshehur problemet dhe përçarjet brenda partiake.
Këtë prononcim, Xhaferi e bëri në brifingun e rregulltë me gazetarët, të parin pas pushimeve që pati Kuvendi.