01/12/2024

Në një intervistë në “Special Report” në ABC analisti Albert Musliu foli për zgjedhjen e Talat Xhaferrit kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj interviste, Musliu u shpreh se është një mesazh i mirë për shqiptarët, por edhe për maqedonasit, pasi bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes tyre është shumë i rëndësishëm.

“Ai u shpreh se nuk ka qenë një rrugë e lehtë rrugëtimi i Talat Xhaferrit. Me zgjedhjen e Talat Xhaferrit është një mesazh edhe për shqiptarët, se nuk ka post që është i paarritshëm për shqiptarët. Besoj edhe për maqedonasit është një mesazh i mirë. Maqedonia është shtet me komunitete, maqedonas dhe ai shqiptar janë më të mëdha. Pra është me rëndësi bashkëpunimi dhe besueshmëria e të dy palëve. Mendoj se Talat Xhaferi do ta mbajë atë post në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ndër të tjera Musliu.