14/04/2024

Sot Shtabi i kandidatit shqiptar për president i Bujar Osmanit emëroi për Zëdhëdhënës të Shtabit z. Xhenis Sulimani i cili do të mbajë komunikimin me mediat lidhur më të gjitha informacionet që duhet të dalin nga Shtabi.

Zëdhënësi Xhenis Sulimani me prejardhje nga Kumanova, ka diplomuar pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” në drejtimin e shkencave politike në Shkup, si dhe magjistroi në të njëjtin Fakultet lidhur me politikat e jashtme të SHBA-së kundrejt konflikteve në Ballkan.

Ai ka një përvojë të begatshme si gazetar në media të ndryshme si dhe nje periudhë të gjatë ka kontribuuar ne kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme në Sektorin për marrëdhënie me publikun.