4.8 C
Skopje

Ymeri pas darkës Kurti-Vuçiq: Duket se mundësia e marrëveshjes është shumë larg

Njohësi i çështjeve politike në vend, Visar Ymeri, ka thënë se nga ato pak informata që dolën nga darka e mbrëmshme në Berlin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandës Vuçiq, duket se mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare është shumë larg.

Drejtori i Institutiy për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në një bisedë me Ekonomia Online tha se duket se të dyja palët kanë insistuar në pozicionet e tyre dhe asnjëra prej tyre nuk ka gatishmëri që të futet në një proces që do të rezultonte në një kompromis të dyanshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

“Shumë pak ka informata se çka është diskutuar gjatë takimit. Me sa e di unë darka ka zgjatur gati dy orë dhe krejt çka kemi është deklarata e kryeministrit Kurti në të cilën ai thotë që ‘e kemi një mospajtim shtesë me Vuçiqin – çështjen në Ukrainë’. Kjo mendoj se as nuk do të duhej të ishte temë e kësaj darke, sepse të gjithë e dimë se aty janë mbledhur për të diskutuar çështjen në mes të Kosovës- Serbisë, e jo invazionin e Rusisë në Ukrainë”, u shpreh Ymeri.

“Sidoqoftë nga ajo që e deklaro kryeministri pas darkës shihet qartë se mundësia e marrëveshjes është shumë larg”, thekson ai.

“Ajo deklaratë e jep përshtypjen jo që nuk ka përparim, por që jemi aq larg nga marrëveshja, por as nuk pritet në të ardhmen e afërt një marrëveshje e tillë, sepse siç duket të dyja palët kanë insistuar në pozicionet e tyre dhe asnjëra prej tyre nuk ka gatishmëri që të futet në një proces që do të rezultonte në një kompromis të dyanshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare”.

Sipas ish-bashkëpartiakut të Kurtit, mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen e afërt dhe cila do të jetët roli i ndërmjetësuesve dhe fascilituesve të procesit të dialogut, jo vetëm sllovakut Miroslav Lajçak që është zyrtarisht fascilitues, por edhe të qendrave të shteteve të mëdha.

“Washingtoni, Berlini, Londra etj. kanë dhënë një shtysë të re në procesin e dialogut, veçanërisht në kohët e fundit dhe veçanërisht pas invazionit në Ukrainë”.

Ymeri tutje ka shtuar se roli i Gjermanisë është jetik në këtë proces.

 “Lidhur me takimin e fundit të
Kurtit tha se nuk ka pasur informacione të mjaftueshme se çfarë është
diskutuar. Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen e afërt
dhe objektivi i ndërmjetësuesve të procesit të dialogut. Gjermania ka qenë
gjithmonë e përfshirë herë më shumë e herë më pak, por duke qenë se Gjermania
ka rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian ka luajtur rol shumë të rëndësishëm
gjithmonë në procesin e negociatave”.

“Tash e kemi një situatë të re që dallon deri diku nga ajo që e kemi pas
gjatë kohës së presidentit Trump, e që më administratën e re të presidentit
Biden shihet që ka një përafrim të vendeve anëtarëve të Bashkimit Evropian me
Shtete e Bashkuara të Amerikës, gjë që është shumë e rëndësishme për Republikën
e Kosovës”.

Ai tutje ka thënë se situata në Ukrainë e ka përshpejtuar qasjen e
vendeve të BE-së, karshi vendeve të rajonit. “Gjendja në Ukrainë e ka përshpejtuar
dhe e ka ndryshuar qasjen që vendet perëndimore, karshi vendeve të rajonit dhe
i kanë dhënë rëndësi të veçantë arritjes së 
mareëveshjes Kosovë dhe Serbi e cila do të ishte një prej zhvillimeve vendimeve
fondamental për një bashkëpunim më të ngushtë rajonal, e që do të shmangte konfliktet
rajonale në të ardhmen”.

Sipas Ymerit, edhe pse roli i Gjermanisë është jetik, duhet të përfshihen
edhe vendet tjera perëndimore.  “Gjemrmania
s’mund të jetë e vetme në këtë proces.  Në
këtë kuadër konsideroj që roli i Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian është jetik.
Karrota më e mirë dhe më interesante dhe më atraktive për vendet e rajonit do të
ishte një proces  i sigurte i anëtarësimit
në Bashkimin Evropian dhe këtë mund ta ofroje Gjermani, por jo e vetme”.