1.8 C
Skopje

Zaev për “Ajidisis” grek: Gjithçka i’a vlejti për “Marrëveshjen e Prespës”

Ish-kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në Kongresin e tretë të partisë opozitare greke SYRIZA, i cili do të mbahet nga 14 deri më 17 prill, pak para udhëtimit në Athinë, në një intervistë për portali informativ grek “Ajidisis” thotë se Marrëveshja e Prespës ia vleti dhe do të dëshmohet se do të jetë e vlefshme dhe do ta kthejë problemin në zgjidhje, konfliktin në bashkëpunim dhe armiqësinë në aleancë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Vlerëson se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është në nivel mjaft të lartë. Komentoi se “ka pika ku ka bashkëpunim dhe progres shumë të shpejt, ka pika ku bashkëpunimi është me ritm të matur”, duke theksuar se progresi është i dukshëm dhe nuk ka ngecje, nuk ka kthim prapa.

“I pamë kryeministrat Kovaçevski dhe Micotakis një ditë më parë në Delfi në një takim të përbashkët miqësor, konstruktiv. Jam i bindur se qytetarët dhe forcat politike që duan miqësi dhe bashkëpunim në vend të izolimit dhe konfliktit janë seriozisht më të shumtë dhe më dominues në krahasim me ato në vendet tjera”, thekson Zaev.

Në pyetjen për Marrëveshjen e Prespës ai i përgjigjet me disa pyetje, “para 2018 kemi qenë fqinjë që nuk dëgjohen, që nuk komunikojmë dhe që kemi qëndrim armiqësor ndaj njëri-tjetrit?”, por edhe “a jemi tani fqinjë që janë bashkë në NATO? , të cilat mbështeten dhe mbrojnë njëri-tjetrin, a bashkëpunojnë kompanitë nga të dy vendet më shumë se më parë, si dhe më në fund Greqia nuk ka problem me faktin që ne jemi maqedonas nga Maqedonia e Veriut?

“U bëj thirrje Juve, por edhe të gjithëve që do ta lexojnë këtë intervistë, vendosin dorën e djathtë në zemër dhe përgjigju këtyre pyetjeve, siç bëj unë për momentin. Unë them: ia vlente. Dhe them se do t’ia vlejë, thotë Zaev.

Lidhur me vendimin për dorëheqjen, ai sqaron se “ishte një lëvizje krejtësisht e drejtë dhe me përgjegjësi që tregoi dhe tregon se çfarë do të thotë të dëgjosh zërin e popullit dhe çfarë do të thotë të kontribuosh në momentet më të vështira për vlerat politike për të cilën e luftoi dhe po e lufton LSDM”.

Duke folur për invazionin rus të Ukrainës, ai tha se “lufta duhet të zëvendësohet nga paqja dhe dhuna me dialog”, duke shtuar se Ukraina dhe Evropa nuk do të jenë më të njëjta dhe duke përmendur Mariopolin si shembull.