9.8 C
Skopje

Zaev: Sot takohem me Ahmetin

Kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev ka bërë të ditur se sot do të realizojë takim me liderin e BDI-së, partnerin e koalicionit, Ali Ahmetin.

Zaev ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet pasdite, në Qeveri.

Ky takim vjen menjëherë pasi Zaev dorëzoi mandatin e liderit të LSDM-së tek Dimitar Kovaçevski, i cili do të jetë edhe mandatar për Qeverinë.

Janë paralajmëruar edhe ndryshime kuadrovike në Qeveri, pasi Alternativa tashmë ka nënshkruar marrëveshje për t’u bërë pjesë e Qeverisë, ndërkaq ndryshime janë paralajmëruar edhe në LSDM.

Tashmë dihet se AAA do të udhëheqë me dikasterin e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratë, ndërkaq BDI nga MShIA do të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë, post i cili më parë i takonte Lëvizjes BESA.

Ky takim vjen edhe pasi vendi dështoi të hap negociatat me Bashkimin Evropian më 14 dhjetor.