9.8 C
Skopje

Zaha “shokon” skuadrën e Brojës, Aston Villa rikthehet te fitorja, 3 pikë edhe Burnley e Brighton

Southampton është “shokuar” në fund nga Crystal Palace, pasi kjo e fundit arriti të siguronte fitoren vetëm në minutat e fundit të takimit, ku Zaha në minutat shtesë arriti të ndëshkonte Brojën&CO.

Të parët që kaluan në avantazh ishte skuadra vendase me Romeu në minutën e 9-të, me pjesën e parë që do të mbyllej në favorin e Southampton. Pjesa e dytë ishte më e mirë për miqtë të cilët barazuan në minutën e 60-të me Eze, ndërsa Zaha 90+2 shënoi golin e 3 pikëve për Palace.

Broja në këtë takim hyri si zëvendësues në minutën e 65-të, por nuk mundi dot të gjente rrugën e rrjetës. Me këtë fitore Crystal Palace renditet në vendin e 12-të me 41 pikë, ndërsa Southampton mbetet në kuotën e 40 pikëve në vendin e 15-të.

Skuadra e Aston Villës është rikthyer pas disa javës te fitorja në Premier League, pasi ditën e sotme mposhti me shifrta 2-0 skuadrën e Norwich. Kjo fitore e pozicionon skuadrën e Stive Gerrard në vendin e 13-të me 40 pikë, ndërsa skuadra e Milot Rashicës ndodhet e fundit me 21 pikë.

Burnley ka marrë po ashtu një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi mposhti në traansfertë Watfordin, me shifrat 1-2. Kjo është fitorja e 3-të rresht për skuadrën e Burnley, pasi tashmë ata renditen në vendin e 16-të me 34 pikë, ndërsa Watford mbetet në vendin e 19-të me 22 pikë.

3 pikë mori edhe Brighton në transfertë ndaj Wolves, me miqtë që fitojnë me shifrat 3-0 ndaj skuadrës vendase.

Një fitore kjo që tashmë e pozicionon brighton në vendin e 9-të me 44 pikë, ndërsa Wolves mbetet në vendin  e 8-të me 5 pikë më shumë. /f.a/abcnews.al