01/12/2024

“Pozita e gruas në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është në atë nivel që ne duam të jetë”, thotë në një prononcim ekskluziv për portalin Politiko.mk, kryetarja e Partisë Liberal Demokratike (PLD) – Monika Zajkova, duke folur për sfidat e grave në politikë dhe shoqëri.

“Mund ta shihni që kemi vetëm katër ministre femra në postet kyçe më të larta, e dini se këtu duhet të punojmë edhe më shumë. Nuk mund të mburremi edhe me numrin e kryetareve femra të partive politike! Duhet të punojmë ende mbi ndërgjegjësimin e grave që të përfshihen në politikë. Mendoj se një problem i madh për inkuadrimin e tyre në politik është në zonat më rurale. E vërteta është se duhet të punojmë me ato gra sepse ato duhet të kenë motivimin dhe mbështetjen e nevojshme dhe shpeshherë ajo që e pengon gruan dhe stereotipet që ne ende mbartim në shoqëri. Këto steriotipe janë mendimet që gruaja gjithmonë duhet të ketë dikë pas saj që të ketë sukses, se para së gjithash ajo duhet të kujdeset për shtëpinë dhe se ajo nuk mund të drejtojë shtëpinë dhe karrierën në të njëjtën kohë, gjë që gjithashtu nuk jam dakord”, shprehet Zajkova për Politiko.mk

Por s’jam dakord, shprehet mëtej Zajkova, edhe me atë që tani kohëve të fundit po shfaqet në mediat sociale, sulmet e vazhdueshme që marrin gratë, poshtërimet dhe stigmatizimi.

“Edukimi që në moshë të re për faktin se barazia gjinore nuk është një temë tabu kontribuoi shumë në përhapjen e mesazhit se gratë janë gjithashtu inteligjente, kanë aftësitë e tyre dhe mund të marrin vendime të mëdha dhe të menaxhojnë vende të mëdha. Shpresoj që një ditë Maqedonia e Veriut të ketë një grua në postin e presidentit, ndoshta edhe në postin e kryeministres, sepse besoj dhe jam e bindur se gratë dinë t’i menaxhojnë konfliktet shumë më mirë se burrat”, theksoi Zajkova.

Gjithashtu ajo shtoi se ata po i mbrojnë të drejtat e grave në politikë në një mënyrë që punojmë për të motivuar gratë dhe për të rritur vazhdimisht ndërgjegjësimin për rëndësinë e rolit të gruas në sistem.

“Përmes komisioneve që kemi, komisioni për mundësi të barabarta midis burrave dhe grave, një klub i grave deputete ku shqyrtohen ekskluzivisht çështjet e trajtimit të barabartë nga populli, strategjia për barazi gjinore dhe shumë ligje të tjera, e bëjnë jetën më të lehtë për gratë që janë në fushën e punës dhe politikës sociale, dhe arsimit. E dini që një grua të jetë e qetë dhe t’i përkushtohet karrierës së saj paralelisht me familjen, sistemi duhet t’i sigurojë kushtet. Duhet të ketë kopshte në dispozicion, duhet të ketë qasje të lehtë në ato kopshte, duhet të ketë punësim në institucionet ku ata punojnë, dhe ne nuk kemi një vend në parlament ku, një nënë nesër, të mund të sjellë fëmijën e saj atje. Mundësi që në parlamentet e tjera në Evropë ofrohen që të gjitha. Mund të jenë shumë gjëra të vogla në dukje, por në fakt do të thotë shumë për të përmirësuar pozitën e gruas dhe për ta inkurajuar atë për t’u përfshirë në jetën publike dhe politike. Edhe për arsyen e mungesës, ata duhet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë me burrin, sepse në të vërtetë kjo periudhë është një periudhë ku gruaja po kalon nëpër shumë beteja të mëdha dhe me të vërtetë ka nevojë për mbështetje dhe inkurajim”, nëvizoi Monika Zajkova – kryetare e PLD-së.