24/05/2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen turin katërditorë në Ballkanin Perëndimorë e nis nga Shkupi. I pari në agjendën e saj të ngjeshur të takimeve është presidenti Stevo Prendarovski. Zyrtarja e lartë evropiane nesër do ta takojë edhe kryeministrit Kovaçevski pas çka do të ketë edhe deklaratë për media.

Sipas autoriteteve por edhe njohësve të çështjeve evropaine Fon der Lejen pritet të prezantojë më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e Brukselit në procesin e reformave por edhe të nënvizojë rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën evropiane.

Pas Shkupit, Fon Der Lejen do të vazhdojë vizitën ne Prishtinë ndërsa ditët në vijim në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Vizita në Ballkanin Perëndimor vjen pas pjesëmarrjes së Fon der Lejen në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë më 16 tetor.