11/12/2024

Për të dytin vit rradhazi, në organizim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, organizohet Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”.

Ky organizim bëhet në vigjilje të shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit.

Organizim i njëjtë është bërë edhe vitin e kaluar po nga ministria e udhëhequr nga Artan Grubi, i cili njëkohësisht mban edhe pozitën e Zëvendëskryeministrit të Parë.

Siç bëhet e ditur, shkolla do të mbahet nga 11 deri më 13 gusht në Mavrovë, kurse ligjëruesit do të jenë nga fushatë ndryshme akademike dhe politike, si Radmila Shekerinska ish-ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, profesorët universitarë Marjan Gjurovski nga Fakulteti Filozofik, Mersim Maksuti nga Fakulteti i Drejtësisë, Lidija Georgieva nga Fakulteti Filozofik etj.

Nga Ministria për Sistem politik na njoftojnë se konkursi vazhdon të jetë i hapur deri ditën e enjte më 10 gusht, ku mund të paraqiten të interesuarit të cilët duhet të paraqesin letrën motivuese dhe të dhënat biografike në e-mailet e ministrisë: peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk и pfd@mpsoz.gov.mk.

Sipas pjesmarrësve nga viti i kaluar, kjo shkollë është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë që të inkuadrohen në njohjen e sistemit politik të Maqedonisë së Veriut, si dhe mbi ngjarjet politike brenda vendit dhe në botë.