Skeder Rexhepi – Zejdi është shprehur se Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë. Zejdi ka folur për “Sloboden Peçat” rreth hyrjes në Qeveri dhe procesit eurointegrues të vendit.
“Parimisht besoj se Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë. Dallimet në parti janë shkrirë dhe pres që organet e partisë të sjellin vendim për hyrje në Qeveri, por gjithsesi dotë presim për vendimin final. Integrimi i vendit në BE është prioritet para rrëzimit të Qeverisë. Besoj se përparësi do të japim për proceset eurointegruese, si dhe realizimit të programit të Alternativës e cila këtë ua premtoi qytetarëve dhe votuesve të vet”, ka deklaruar Skenderi Rexhepi.
Gjithashtu Zejdi ka folur edhe për Taravarin dhe mendimet e tij. Zejdi është shprehur kështu: “Taravari sigurisht mendon për Besën, ndërsa flet për Alternativën. Ne jemi Alternativa dhe jo Besa. Nëse Alternativa vendosë të jetë pjesë e qeverisë, kjo marrëveshje do të vlejë deri në fund të mandatit”, thotë Rexhepi.