8.8 C
Skopje

Zejdi: E lëshoj Alternativën, mund ta lë edhe mandatin e deputetit, nëse partia vendosë ta rrëzojë Qeverinë bashkë me Levicën

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi sonte në ClickPlus ku po diskutohet për zhvillimet e fundit politike, theksoi se nëse Alternativa vendos që ta rrëzojë Qeverinë bashkë me Levicën, ai do ta braktisë partinë. Ndër të tjera, shtoi se ka gjasa që ta lërë edhe mandatin e deputetit.

“Në momentin që subjekti politik ku bëj pjesë (Alternativa) nesër ose pasnesër, vazhdon ta pranojë nënshkrimin bashkë me Levicën në listë, atëherë vendimi im sigurisht do të braktis partinë, bile edhe mund ta dorëzoj mandatin e deputetit”, tha Zejdi në ClickPlus në TV21.