Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në ditën e procesit të nënshkrimeve te 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë por pa Levicën, dhe nuk kisha njohuri se aty do të jetë Apasievi, atë ditë edhe mos të kishte dal kundër Kastrioti do dilja unë dhe nuk mund ta zhgënjej elektoratin që më besuan.
“E para ishte që mos të jetë, dhe mu tha me garancion të plot se nuk do jetë E Majta në asnjë rast, që do jetë LDP-ja, dhe ishte e qartë. Dhe e dyta që unë këmbëngulja që veç se nëse fillojnë bisedimet për t’u rrëzuar kjo Qeveri, kjo shumicë, atëherë të shohim, të ulemi të bisedojmë si do të jetë ndarja e resorëve. Pse kot ne ta rrëzojmë një Qeveri, që pastaj ne mos të merremi vesh me VMRO-në në këtë rast, se si do ishte ndarja e resorëve. Përgjigja ishte që jo njëherë do e rrëzojmë pastaj do të diskutojmë ndarjen e resorëve”, tha mes tjerash Rexhepi.