6.8 C
Skopje

Zejdi: Në zgjedhje lokale VMRO-së nuk ia pamë hajrin, Taravari po!

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin koalicionit me VMRO-në sepse ata e fituan Gostivarin kurse ne gabuam që nuk bëmë anketa për ta parë se si do ishim ne si parti me këtë koalicion.

“ Ne marrëveshjes me VMRO-në si Alternativë nuk ia kemi parë hajrin kurse Aleanca po sepse e fitoi Gostivarin, kurse me faktin se humbëm 35% të fuqisë mbrenda një viti dhe kjo tregon se dikush ka faj, faji është i joni se nuk bëmë anketa që ta shofim se marrëveshja me VMRO-në sa është e kapshme dhe se fajin e ka i gjithë koalicioni, dhe se çmimin e paguam me 27 mijë vota është dallimi ”, mes tjerash tha Zejdi.