-0.2 C
Skopje

Zejdi: Qëndrimi me Levicën është njollosje e dinjitetit familjar

Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi pas heshtjes së tij dy ditore sot doli dhe deklaroi se është kundër partisë “E Majta” ai ndër tjerash tha se qëndrimi në një parti me Levicën është njollosje e identitetit familjarë dhe këtë asesi unë nuk do ta përkrahi.

“Kisha dashur që të jenë 70 vota për rrëzimin e Qeverisë, do të thotë edhe ajo padyshim ka qenë edhe arsyeja pse kam vënë nënshkrimin tim për rrëzimin e kësaj Qeverie e të gjitha të këqijave që u kanë ardhë posaçërisht shqiptarëve sepse unë vi nga trungu shqiptar, por në jetë nuk kam qenë dhe nuk mund të jem makiavelist. Nuk mund një të keqe ta luftoj një të keqe tjetër, por të jem me një listë që e rrisin veten me urrejtje ndaj shqiptarëve, atë nuk e kam lejuar asnjëherë. Nuk ma lejon as edukata njerëzore, as familjare, as askush.” tha Zejdi.