schedule11:18 – 1 Maj, 2022
Juventusi është në kërkim të përforcimeve dhe së fundmi i ka hedhur sytë nga PSG, që pritet të ketë një riformatim në verë.
Tuttosport shkruan se bardhezinjtë janë të interesuar për mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes. Për këtë kanë nisur edhe kontaktet e para.
Një ngërç për momentin është paga e Paredes, pasi te PSG ai përfiton 7 milionë euro. Juventusi ka kërkuar që ai të ulë pretendimet financiare. / abcnews.al