14/04/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim, dega Studeniҫan themeloi strukturën e Shtabit Komunal Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Këtë njoftim e dha kreytari i degës së BDI-së në Studeniҫan, Ejup Abazi.

Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, Abazi ka thënë se janë zgjedhur edhe shefat e shtabeve në Moranë, Batincë, dhe Koliҫan i poshtëm.

Postimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim Dega Studeniçan themeloi strukturën e Shtabit Komunal Zgjedhor Studeniçan dhe Shefat e Shtabeve të Këshillave Vendorë Studeniçan, Batincë, Maranë dhe Koliçan i poshtëm ku unanimisht u zgjodhën:
Ejup Abazi – Kryetar i Shtabit Komunal Studeniçan;
Sekretar i Shtabit Komunal – Zulfi Demiri;
Shef i Shtabit të Këshillit Vendorë Studeniçan – Nehat Elmazi;
Shef i Shtabit të Këshillit Vendorë Batincë – Shefket Kadri;
Shef i Shtabit të Këshillit Vendorë Maranë – Besar Doda
Shef i Shtabit të Këshillit Vendorë Koliçan i poshtëm – Alaedin Skender.
Na priftë e mbara!