
Partitë politikë shqiptare me zgjuarsi të madhe duhet ta administrojnë procesin kushtetues dhe kandidatin për president të shtetit. Edhe pse roli i presidentit ka një peshë të madhe në vend, shqipatrët asnjëherë nuk kanë përfituar nga kjo situatë edhe pse presidenti i shtetit nuk bëhet dot pa votat e shqiptarëve vlerëson analisti, Bashkim Selmani. Do të ishte aftësi politike dhe parlamentare sikur partitë politike shqiptare do të krijonin një mundësi që të marrin votat shqiptare dhe ato maqedonase për kandidatin shqiptar. Vlerëson se partitë maqedonase qofshin zgjedhjet parlamentare apo presidenciale dinë që në kthetrat e tyre ti mbajnë partitë politike shqiptare për çështje pazari, të cilat nuk janë afatgjate. E kaluara duhet tu shpërbej si fakt për atë se roli i votës shqiptare ka peshë, e sidomos nëse ai është unik tha Selmani.
“Edhe pas kësaj asnjëherë këto vota të shqiptarëve nuk janë administruar mirë dhe drejtë për nga mënyra e kualicionimit, prsh nëse partitë shqiptare do të mbështetin president maqedonas, atëherë do të duhet të shofim se cilat janë ato përfitime për interesin e kolektivit shqiptarë, qoftë në emërimin e gjeneralëve, ambasadorëve, politikën e jashtme, politikën e sigurisë shumë pak kanë përfituar politikat dhe kuadrot shqiptarë prandaj,është mirë të ketë një consensus të përbashkët pa marrë parasysh se çfarë do të jetë përzgjedhja ose ofrimi i kandidatëve, prandaj do të ishte e radhës që nga palët shqiptare të propozohet kandidat që do të plotësonte standartet demokratike dhe do të ishte i mirseardhur përzgjedhja e kandidatit shqiptarë për president.”, u shpreh analisti Bashkim Selmani.
Për Selmanin zgjedhjet e dyfishta janë më ekonomike, por sa do të mund të jenë demokratike e ka treguar përvoja e deritanishme shprehet ai.
“Sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe presideniciale që të mbahen në të njejtën kohë është e arsyshme në aspektin ekonomik dhe finansiarë duke i ditur çështjet që kanë të bëjnë me borxhin publik të lartë, por sa ajo do të jetë praktike në aspektin e zgjedhjeve demokratike, përarsye se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për zgjedhje presidenciale që ka qenë kandidat i vetëm maqedonas në raudin e dytë shqiptarët as që kanë dalur e as që e kanë përfillur një çështje të tillë.”, tha Selmani.
Për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare partitë politike janë të ndara. VMRO-DPMNE është për zgjedhje të dyfishta, ndërsa partit në pushtet kanë preferuar që fillimisht të bëhen konsultime me të gjitha partitë, e më pas të vendoset data e zgjedhjeve dhe ajo nëse ato do të mbahen ndaras apo në të njejtën ditë. Së fundmi Bujar Osmani nga BDI, ka deklaruar se nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese kanë mundësinë të caktojnë datën e zgjedhjeve.