18.8 C
Skopje

Zgjedhjet në Turqi/ Rezultatet e para në 19.15% të votave të numëruara: Erdogan ka 55,46%, Kilicdaroglu 38,57%

Informacionet tregojnë se sipas rezultateve të para me 19.15% të votave të numëruara në Turqi, Tayyip Erdogan ka 55,46%, Kemal Kilicdaroglu 38,57%, Sinan Ogan 5,39% dhe Muharrem Ince 0,58%.

Integrimi i 12.83% të rezultateve zyrtare ka të bëjë kryesisht me rajonet e provincës turke dhe jo me qendrat e mëdha urbane.

Megjithatë, integrimi i rezultateve zyrtare po ecën me ritme të shpejta dhe pritet që deri në orën 21:00 të jenë numëruar rreth 50% e votave dhe të inkorporohen në rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale turke./