15.8 C
Skopje

Ziadin Sela godet Bilallin Kasamin për kontratat: “Si t’kesh ni kravatë, hec të boj kontratë”

Përplasjet mes ASH-së dhe BESËS vazhojnë të ashpëroshen ditëve të fundit. ASh hedh kritika të ashpëra për keqmenaxhimin e komunës nga Bilall Kasami. Sipas ASh-së së Ziadin Selës në komunën e Tetovës ju bëhen kontrata çdo militanti të Lëvizjes BESA, vetëm nëse ju shohin me kollare.

“Si t’kesh ni kravatë, hec të boj kontratë” është edhe një pankartë në billbordat e Tetovës ku hapur drejtohen nga Bilall Kasami, pasi ky i fundit përpos që ka bërë 100 kontrata direkte militantëve të BESËS, janë edhe 100 tjera me agjencionin Xhobi2011 që nuk dihet ende se kush janë ata.

Nga ana tjetër, BESA e Kasamit në anketat e fundit përflitet sa ka rënie drastike për keqmanxhimin e komunsë me kontrata në vepër njejtë si në kohën e Teuta Arifit që merrnin militantët e BDI-së.

Në opinion flitet se Kasami ndjek hap pas hapi Teuta Arifin duke keqpërdorur buxhetin e komunës për Lëvizjen BESA.

Ndryshe me 20 Gusht do të votohet për këshillin komunal të Tetovës për fajin e Bilall Kasamit siç thonë ish këshilltarët komunal./TS