13/04/2024

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi në emisionin Zoom në TVM2, tha se Bujar Osmani do të jetë fitues në zgjedhjet presidenciale. Ndërkaq shtoi se kandidatura e Arben Taravarit ka ardhur me imponimin e VMRO-DPMNE-së. Mes tjerash Ziberi kujtoi opozitën se në dy cikle zgjedhore në Gostivar Taravari ka pasur mbështetjen e VMRO-DPMNE-së.

“Bujar Osmani do të jetë fitues në këto zgjedhje, nga të gjitha analizat që kemi por edhe nga anketat që tashmë janë publike shihet qartë se Osmani ka një avantazh të madh, për shkak se shqiptarët mbajnë mend nuk harrojnë Taravari dy cikle zgjedhore ka pasur mbështetje të VMRO-DPMNE-së në Gostivar”, tha deputeti i BDI-së, Arben Ziberi.