6.8 C
Skopje

“Zjarr” në Kamëz dhe Shkodër, ja si trajnerët rreshtojnë skuadrat

Ditën e sotme në orën 16:45 do të luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së 31-të të Abissnet Superiore, teksa në Kamëz dhe Shkodër do të luhen dy sfida të rëndësishëm që vendosin shumë për mbijetesën dhe europën.

Në Kamëz skuadra më në formë e momentit, Kastrioti pret Egnatian në një duel direkt për mbijetesën. Emiliano Çela rikthehet pas pezullimit të drejtojnë djemtë e tij në një takim të rëndësishëm siç është përballja me rrogozhinasit e Zekirija Ramadanit.

Ndërsa në “Loro Boriçi”,  Vllaznia pret Skënderbeun e “dorëzuar” tashmë, teksa vetëm matematika mban një fije shprese gjallë te korçarët që janë në rrugën drejt Kategorisë së Parë, ndërkohë shkodranët e Elvis Plorit do të kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Kukësit për t’u afruar akoma më shumë me vendin e 3-të.

Trajnerët kanë vendosur edhe për formacionet me të cilat do të zbresin në fushëm e lojës, për të luajtur mes tyre edhe llogaritë e kësaj jave.

Formacionet zyrtare Kastrioti-Egnatia:

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, Hasani, Greca, Kaina. Trajner: Emiliano Çela

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuca, Agbekpornu, Duranski, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro. Trajner: Zekirija Ramadani

Formacionet zyrtare Vllaznia-Skënderbeu:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Heric, Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi, Aralica. Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Mara, Moraes, Randy, Vangjeli, Mensah, Victor. Trajner: Skënder Gega. /f.a/abcnews.al