Zjarri në afërsi të Bogdancit, ku digjen pyje me shkurre dhe bar i thatë është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza .Megjithatë një pjesë e zjarrfikësve qëndrojnë të gatishmëri dhe monitorojnë situatën për shkak se zjarri ndizet sërish në vende të caktuara. Në terren janë 62 persona, zjarrfikës dhe zjarrfikës vullnetarë, si dhe ekipe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Pyjet Kombëtare, si dhe nga ndërmarrja komunale Bogdanci. Në terren janë dhe ekipet e Elektranave të cilat kanë është konstatuar se nuk ka dëme në turbinat e erës që janë arritur nga zjarri i rënë dje në afërsi të parkut me erë “Bogdanci”.QKM ka bërë me dije se aktualisht nuk ka nevojë për përdorimin e avionëve për shuarjen e zjarrit.