Kryetari i degës së ASH në Çair, Zudi Enuzi Koka dhe drejtor i MEPSO, përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Arben Taravarit.
Postimi i plotë:
Anëtarët e ASH-së por edhe opinioni tash e disa muaj janë të njoftuar me vendimin e Kryesisë së partisë në lidhje me zgjedhjet paralamentare 2024 dhe ai është UNANIM me votën edhe të kryetarit të partisë Arben Taravari që ASH-ja të garoj e VETME në zgjedhje.
Si pjesë dhe funksionar i kësaj partie ju njoftoj se deri më tani në asnjë moment nuk na është thënë apo njoftuar nga kryetari i partisë për ndonjë ofertë tjetër pos vendimit të kryesisë së partisë që deri ditën e djeshme e thoshte edhe vetë kryetari i partisë, DALJA E ASH-s VETË NË ZGJEDHJE!
Veprimi i sotëm i kryetarit të partisë dhe thirrja publike e tij për ta mbështetur opsionin për të cilin është përcaktuar vetëm ai, fillimisht është i ngutshëm dhe pa filtra të organeve partiake pasi që si subjekt Aleanca për Shqiptarët veprimet e veta politike kurr nuk i ka sjell përmes rrjeteve sociale por përmes organeve të partisë.
Fatkeqësisht, kjo nguti e kryetarit shpërfill votuesin e Alenacës për Shqiptarët, shpërfill organet partiake dhe përçon mesazh hutues tek populli, andaj bëj thirrje për maturi politike dhe urgjentisht vendimet dhe konkluzionet të mirren në organet e partisë ashtu siq i ka hije Aleancës për Shqiptarët!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=8183858624962961&set=a.106054442743460