24/02/2024

Skuadra e Ajaksit ka arritur marrëveshje me Xhordan Henderson për transferimin e tij në Amsterdam si lojtar i lirë. Mesfushori ka luajtur për Al-Ettifaq në gjashtë muajt e fundit, me të cilët ka shkëputur kontratën.

Henderson që ka 81 paraqitje për kombëtaren angleze, ka luajtur më parë me Sanderlandin dhe Liverpullin.

Ai nënshkroi kontratë me Ajaksin për dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026. Hendersoni do të mbajë veshur fanellën me numrin 6-të në klubin e ri.